Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Mamurras, teksa ka vizituar banorët që u janë prishur banesat nga tërmeti. Meta tha se qytetarët duhet t’i kenë sa më parë në duar aktet e verifikimit për banesat e tyre.
Ilir Meta tha:
“Jam sot këtu me kërkesë të komunitetit për të parë gjendjen e disa shtëpive të këtij komuniteti të cilat duket qartë që janë të dëmtuara në mënyrë tepër të rrezikshme për sigurinë e banorëve dhe do të ndjekim të gjitha rastet që kemi kualifikuar me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e kësaj krize në mënyrë që sa më shpejt banorët të kenë aktet e verifikimit të këtyre banesave dhe sa më shpejt të marrë drejtim zgjedhja e këtyre problemeve në një mënyrë afatgjatë, përveç përmirësimit të kushteve të përballimit të emergjencës. Të gjitha rastet që kam verifikuar sot do të kërkojë zyrtarisht që të merren masa të shpejta dhe përgjegjësia të jetë e plotë edhe për të ardhme. Me durim dhe bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”.
Diskutime rreth kësaj post