Vëllezërit nga Kosova ishin të parët që na u gjendën pranë në ditën e fatkeqësisë natyrore nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë që na ndihmuan me profesionistë, veshje dhe ushqime shumë prej tyre hapën edhe dyert e shtëpive të tyre.
Ndërkohë mësohet se qyteti i Prizrenit ka anuluar tenderin për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit. Fondi është përdorur për shpenzimet që u është dashur për strehimin e qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Këto shpenzime ishin të paplanifikuara. Po kështu RTK informon se gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht Komuna është obliguar që ta bëjë anulimin e tenderit për dekorimin e qytetit.
Komuna e Prizrenit strehoi 530 qytetarë nga Durrësi banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Diskutime rreth kësaj post