Ministri i Jashtëm në detyre, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook njofton se priti në një takim zyrtar përfaqësuesit politikë të faktorit shqiptar në Mal të Zi, por zbulon edhe angazhimin e madh që morën mes tyre.
“Brenda këtij viti kemi marrë vendim për heqjen e lejeve të punës për shqiptarët e Malit të Zi në Shqipëri, financimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin.”, shkruan Cakaj.
Këto masa janë në funksion të një strategjie më të përgjithshme për forcimin e marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Këto masa, sipas Cakajt, janë të pamjaftueshme krahasuar me nevojat reale të shqiptarëve atje.
Angazhimi ynë, theksoi ai, do të vazhdojë për forcimin e lidhjeve mes faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, në takim u diskutua hollësisht për format e bashkëpunimit konkret në interes të forcimit të faktorit shqiptar.
Ky takim, u shpreh Ministri Cakaj, duhet të shërbejë edhe si pikënisje e bashkimit të plotë të gjithë përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Mal të Zi në shërbim të interesave të tyre vitale.
“Ne mbesim krejtësisht të përkushtuar për ta lartësuar pozicionin e shqiptarëve në rajon dhe për të vazhduar angazhimin konstruktiv në përputhje me parimet e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.” – përfundon.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post