Mateus dhe Eliona performuan mbrëmjen e djeshme në “Dance with me”, një nga kërcimet më të vështira, paso doblen. Teksa Eliona interpretoi në perfeksion, Mateus e zhgënjeu Enadën duke buzëqeshur vazhdimisht. Enada nuk e toleroi aspak Mateusin dhe tha se prej tij, nuk do jepte pikët maksimale ndërkohë që e vlerësoi shumë Elionën.
Enada: Kërcimi ishte shumë i bukur, i fortë…Mos më qesh, të lutem mos më qesh, sepse pikërisht në këtë kërcim ti duhet të ishe shumë serioz. Sepse nuk ishte as një paso doble që kishte brenda ndonjë efekt komik e do ta pranoja. Më vjen keq, sepse Eliona me shumë fuqi, me interpretim, ti e rrëzon të gjithë gjënë. Ishe shumë mirë, kishe momente që ishe shumë bukur dhe në interpretim dhe në lëvizje, kur në momente të caktuara i vije një buzëqeshje dhe e rrëzojë komplet gjithë gjënë.
Mateus: Shiko, ne nuk na kanë thënë këtë javë të mos qeshim.
Enada: Ore nuk të vjen keq për atë që ke në krah… që të zbukuron kur e ke në krah.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post