Gjatë vizitës tek kompleksi ‘Fafa’, ku takoi të prekurit nga tërmeti, kryeministri Rama nuk i kurseu as batutat për t’i dhënë më harmoni situatës. Në një moment, ai është ndalur tek dy vogëlushe binjake, të cilat ishin të shoqëruara nga nëna e tyre.
Njëra prej tyre nisi të qajë dhe Rama nuk ka kursyer batutat duke e etiketuar si ‘analiste’.
Ndërsa vajzën tjetër serioze dhe të trembur, kryeministri e ka cilësuar si prokurore të së ardhmes.
“Kjo rrezikon të bëhet analiste, ajo do bëhet prokurore”, u shpreh Rama duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.
Diskutime rreth kësaj post