Elvis Naçi ka përcjellë këtë mbrëmje në rrjetin socialnjë mesazh në lidhje me punën që do të kryhet në Thumanë për të rindërtuar banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Naçi shkruan se ka vizituar Thumanën me inxhiniere Luljeta Bozon dhe se tashmë puna do të hyjë në një fazë të re, pasi do të hapet një zyrë në zonë si dhe do të nisë puna për të inspektuar banesat.
Naçi shton se të gjitha paratë e dhuruara nga shqiptarët për të prekurit nga tërmeti janë të shenjta, dhe kësisoj do të kryhet një verifikim i imtësishëm për ato banesa që duhen rindërtuar.
“Me Profesoreshen dhe Inxhinjeren Luljeta Bozo, hymë ne një fazë të re për Thumanen. Evindentimi shtëpi më shtëpi te te gjitha dëmeve të shkaktuara nga termeti. Bëmë një beselidhje me banoret, që do të perfitojnë vetëm ata që janë nevojtarë, ku shtëpia e tyre nuk mund të riparohet. Sepse paratë e donatorëve janë të shenjta për ne, ky proces ashtu si edhe mbledhja e donacioneve do të jetë transparent, i bërë nga ekspertët më të mirë qe ka Shqiperia me ne krye Luljeta Bozo. Sepse ne duam te jemi profesioniste ne kete nisëm të madhe. Organizimi perfekt dhe serioziteti yne do te përligj besimin tuaj. Zoti e bekofte Shqiptarinë dhe kete nisëm të përbashket tonen me te gjithe Shqiptarët ne te gjithë boten.” – shkruan Elvis Naçi.
Kujtojmë se deri më tani Elvis Naçi dhe emisioni shqiptarët për shqiptarët kanë mbledhur mbi 8 milionë dollarë donacione për të prekurit nga tërmeti.
Diskutime rreth kësaj post