Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi tha se ajo që po bën kryeministri Edi Rama me median është një alarm për gjithë shoqërinë.
“Nuk është më çështje politike, nuk është më çështje vetëm e PD, nuk është çështje vetëm e shoqatës së mediave. Është çështje e çdo qytetari shqiptar. Për fatin tonë të keq, gati 3 dekada pas rrëzimit të regjimit komunist, 29 vjet pas themelimit të PD ne i jemi rikthyer misionit të ditëve të para të PD, pra betejës për fjalën e lirë, për të drejtën kushtetuese për informim.
Ajo çka po kërkon të bëjë Rama nëpërmjet një parlamenti ilegjitim, kërkon të miratojë një paketë që do ti mohojë të drejtën kushtetuese, ky është një alarm. Alarm shumë i madh për çdo qytetar shqiptar që e do lirinë, që e do demokracinë,” tha Vokshi në Ora News.
Diskutime rreth kësaj post