Ajo që pritej ndodhi. Shqipëria me zor kalon në provimin e PISAS 2018. Gjatë testimit të nxënësve 15-vjeçarë nga 79 vende të botës, fëmijët shqiptarë kanë dalë më keq se mesatarja e vendeve të OECD (Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik) në lexim, matematikë dhe shkenca.
Nga 5 nivele që ishte shkallëzuar testimi, ku niveli i parë ishte me i ulëti, 15-vjeçarët shqiptare arritën nivelin e dytë. Rezultatet më të dobëta ishin në lexim. Ky nivel ishte i pritshëm nga specialistët, sipas tyre ndikimin kryesor e kanë dhënë tekstet dhe mësuesit e dobët.
“Kemi tekste më të këqija, mësuesit janë të pa trajnuar, kemi lëvizje të shumta për arsyeje të ndryshme politike dhe korrupsioni, dhe një drejtim shkolle skandaloz. Arsimi nuk është në gjendje gjumi, por në gjendje kome”, thotë Ndriçim Mehmeti, specialist i arsimit.
Kur flitet për programet mësimore, ankesat nuk rreshtin as nga prindërit e gjyshërit. Për ata që e njohin arsimin, tregojnë se tekstet kanë ndryshuar shumë dhe për keq.
Testimi i PISAS bëhet një herë në tre vjet. Nga provimi i 2015 në këtë të fundit, Shqipëria ka rënë 10 vende, duke u renditur e 61-ta mes 79 shteteve konkurruese. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut renditet poshtë nesh, por Mali i ZI dhe Serbia kanë rezultatet më të mira.
Në Europë vendin e parë në PISA e zuri Estonia ndërsa Kina është në krye të listës me nxënësit më të mirë në të gjitha lëndët e testuara.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post