Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se mbledhja u shty për shkak se shumë prej deputetëve munguan dhe bashkëkryetarja e tij, Rudina Hajdari nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sot nuk u bë kuorimi i mbledhjes sepse disa anëtarë nuk erdhën dhe bashkëkryetarja nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Puna vazhdon. Do të kemi njoftime për mbledhjen e radhës”, tha ndër të tjera Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post