Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Parlamentit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Në kërkesën e kryeministrit drejtuar Kuvendit, kërkohet që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjatet deri më 31 mars.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Kurbin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit.
Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme në strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.
Diskutime rreth kësaj post