Me zërin që i dridhej, Arben Malaj në mbyllje të mbledhjes së komisionit të Ekonomisë pati disa falenderime për kolegët e tij.
“Cilat janë provat që keni administruar përveç shkresës për të bërë këtë gjykim? Falenderoj nga zemra solidaritetin socialist, i shikoj në sy të gjithë deputetët socialistë. Më vjen keq që nuk kanë kurajo të bëjnë pyetje ose edhe të flasin dhe të thonë çfarë dëshirojnë. Gjysma rrinë kokëulur dhe gjysma shikojnë sms-të, por ky nuk është gjyqi im, është gjyqi juaj.
Diskutime rreth kësaj post