Me anë të një postimi në rrjetin social, kryetari i grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka konfirmuar vizitin e tij zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa u takua me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan.
Balla në postimin e tij tregon mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përcjell për Shqipërinë, sidomos pas pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit.
Postimi i Ballës:
Sot i ftuar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dabi, pata mundësinë të takoja LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit, të cilin e falenderova për solidaritetin që Ai tregoi për Shqipërinë menjëherë pas fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Duke e informuar për situatën aktuale dhe vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara, Shqipëria do t’i ishte mirënjohëse Emirateve të Bashkura edhe për një mbështetje financiare për rindërtimin e mijëra banesave si dhe të shkollave dhe qendrave shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti.
“Jemi vëllezër” ishte përgjigjia e Princit të Kurorës së Abu Dabit LH Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan dhe se Emiratet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe për rindërtimin. Populli i emirateve të bashkuara i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i qëndron pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira.Edhe me Kryetarin e sapo zgjedhur të Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Sh.T.Z. Saqr bin Ghubash Saeed Ghubash tema kryesore e bisedës ishte nevoja e mbështetjes së Shqipërisë në fazën e rindërtimit.
Rikonfirmuam nivelin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare ku bejmë pjesë. Kuadri i marrëveshjeve bilaterale të firmosura mes dy vendeve dhe të ratifikuara nga dy parlamentet është i plotësuar, i cili ndikon drejtpërdrejtë intensifikimin e investimeve të ndërsjellta dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Është shumë e rëndësishme që EBA të heqin vizat për qëllim turizmi për qyetarët shqiptarë si dhe vendosja e një linje direkte fluturimi me Tiranën.
Aktualisht kemi në zbatim disa marrëveshje bashkëpunimi me ADFD (Abu Dhabi Fund for Development) sikurse është edhe projekti i Buleverdit të Tiranës. Gjatë takimeve me autoritetet e larta të Emirateve të Bashkura ishte i pranishëm edhe Presidenti i Këshillit Global për Paqen dhe Tolerancën Sh.T.Z. Ahmed Bin Mohamed Al Jarëan, i cili do të vizitojë në javët në vijim Shqipërinë, pikërisht për të parë nga afër nevojat e Shqipërisë në procesin e rindërtimit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post