Kërkesën e Qeverisë për të shtyrë deri më 31 mars të 2020-ës gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur pas tërmetit të 26 nëntorit, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, e konsideron si përpjekje të kryeministrit Edi Rama për t’ju shmangur zgjedhjeve të parakohshme.
Duke folur nga aktiviteti për median, Kryemadhi tha se Rama po kërkon kohë për të instaluar sistemin autokrat.
“Sot kemi një kryeministër që po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë dhe për të vazhduar në instalimin e atij sistemi autokrat që e kanë shumë vende të tjera, duke kërkuar të bëjë një kopje të shëmtuar”, u shpreh Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post