Ky fundvit ka qenë mjaft i vështirë për gjithë shqiptarët për shkak të tronditjes që ngjarja e 26 nëntorit la pas. Megjithatë pak nga pak të gjithë po gjejnë forcën për të vazhduar përpara e për t’i dhënë pak dritë jetës në këto ditë festash.
Jo vetëm qytetet, por edhe shtëpitë kanë nisur të zbukurohen, duke qenë se kjo shërben si një mënyrë e mirë për të larguar mendimet negative.
Edhe moderatorja Eni Vasili ka zbuluar se ditën e sotme ka zbukuruar shtëpinë e saj, duke vendosur në një cep pemën e Krishtlindjes të stolisur me drita dhe lule të shumta. Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ foto nga shtëpia e saj dhe përmes tyre ka bërë një urim për të gjithë.
“Më në fund e gjeta kohën dhe pse me shumë vonesë. Një mënyrë për të harruar zinë që 26 nëntori na la në zemër. Mendimi shkon natyrshëm tek çdo familje që humbi të dashurit dhe kanë tashmë pasiguri për jetën me shpresën se do gjejnë forcë për të përballuar këtë provë të vështirë që u vuri përpara jeta dhe fati. Qofshin festa të qeta për të gjithë ata që disi mund t’i rikthehen normalitetit”, ka shkruar Eni përkrah postimit të saj.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post