Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar menaxhimin e situatës pas tërmetit në vend dhe sipas tij kjo qeveri ka qenë më e paaftë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
“Ka plot njerëz që janë jashtë vëmendjes së qeverisë që kanë mbetur në dorë të Zotit, unë kam postuar në Facebook të moshur që jetonin më një kafe në ditë, që nuk dinin ku të flinin. Kjo qeveri ka qenë më e paafta që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, Edi Rama ka vetëm një gjë në kokën e tij, të përziej punët e njeri-tjetrit”– ka theksuar Vasili.
Vasili i bën thirrje edhe prokurorisë që të kryej detyrën e vet pasi jetët e humbura të 51 shqiptarëve kërkojnë hesap.
“Prokurori humbet, harron që në jemi me laps në dorë, se po u bie në hak shqiptarëve dhe 51 jetë të humbura kërkojnë hesap, të cilët mund të shpëtoheshin”– është shprehur Vasili.
Vasili gjithashtu ka theksuar se detyra e opozitës është të informojë opinionin publik dhe këtë gjë e ka bërë më së miri dukë paraqitur fakte. Sipas tij e vazhdimin e proçedurave e ka në dorë prokuroria.
Diskutime rreth kësaj post