UEFA ka zgjedhur Robert Levandovskin si lojtarin më të mirë në fazën e grupeve. Polaku është në super formë këtë sezon, ku në 6 ndeshje në grup ka shënuar 10 gola dhe tre herë është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes.
Leva është vlerësuar me notën 9.15. Në vend të dytë është zgjedhur Leo Messi, i cili ështe vlerësuar me notën 8.66.
Në vend të tretë një tjetër bavarez, 19-vjeçari Alphonso Davies, i vlerësuar me notën 8.21. Në vend të katërt Toni Kros me notën 8.09 dhe mbyll renditjen Harry Kane me 8.08.
Diskutime rreth kësaj post