Ndryshime në qeveri, kryeministri Edi Rama vendos ngritjen e një ministrie të re dhe propozon emërimin e Arben Ahmetajt. Bëhet fjalë për ngritjen e Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin, në krye të së cilës është propozuar ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Ahmetaj e ka marrë lajmin e rëndësishëm teksa po drejtonte mbledhjen e Komisionit të Ekonimisë, mbi Buxhtin e 2020. Komisioni miratoi buxhetin, ndërsa Ahmetaj deklaroi:
“Në fund të vitit 2020 fondet e pashpenzuara nuk preken. Do të alokohet një fond prej 1.2 mld lekë për strehimin e personave që humbën banesat. Deri me sot janë ne dispozicion 20 miliardë lekë për rindërtimin, 13 mld nga buxheti i shtetit dhe 7 mld nga donacionet”.
Pasi deklaroi mbledhjen e mbyllur, ministri i ri i Rindërtimit la kryesinë e Kuvendit.
Diskutime rreth kësaj post