Qyteti i Shkodrës ka kujtuar sot 13 dhjetorin e vitit 1990 ku u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist. Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një dhjetor të dytë.
Ajo deklaroi se shqiptarët sot përballen me një sistem, i ngjashëm me atë komunist, që u rrezua në 22 mars 1992.
“Shqiptarët sot po përballen me një tjetër sistem, me një tjetër regjim, të ngjashëm me atë rrëzuam në 22 mars 1992. Sot shqiptarët po ikin çdo ditë. Kjo e bën më të dhimbshme realitetin tonë të përbashkët në Shkodër dhe në Shqipëri. Nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ata të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike. Sot vazhdojnë të kërkojnë azil politik në dyert e Evropës, siç është rasti i Agron Tufës. Me dhimbje e them se Shqipëria ka nevojë për një dhjetor të dytë, për një përpjekje tjetër më të fortë. Ka nevojë për gjithë shqiptarët, në mënyrë që të mos jemi në një tjetër diktaturë dhe të mos reagojmë kur ndoshta do të jetë tepër vonë.”, u shpreh Ademi.
Diskutime rreth kësaj post