Policia greke ka shpallur në kërkim një shqiptar. Sipas mediave greke shqiptarit, i cili ishte dënuar me shumë vite burg i ishte dhënë leje, por ai nuk është kthyer më në qeli.
Me dije bëhet se policia në Fthiotida po kërkon atë kudo. Në një deklaratë publikuar nga policia greke shkruhet se shqiptari ishte 41 vjeç, por emri i tij nuk bëhet i ditur.
Shqiptari është dënuar për tentativë vrasjeje, plaçkitje, mashtrim dhe disa vjedhje. Po ashtu policia ka bërë me dije se kërkimet nuk do të ndalen deri në gjetjen e tij.
Diskutime rreth kësaj post