Në një deklaratë për mediat, kreu i KED ka konfirmuar punën e tij si drejtues i këtij institucioni, duke deklaruar se aktiviteti po vijon me intensitet dhe nuk është prekur aspak nga padia e presidentit kundrejt tij.Kreu i KED bën me dije se gjatë intervistës së tij është shprehur qartë se jo vetëm që nuk ka thënë se KED bllokohet nëse ai ndiqet penalisht, por ka sqaruar qartë dhe saktë se nëse kjo ndodh ai e lë funksionin.
Menjëherë pas këtij reagimi, është përgjigjur këshilltari i Metës, Tedi Blushi
Postimi:
Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!
Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!
Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë!
Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma!
Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!
Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot!
Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin!
Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!
Diskutime rreth kësaj post