Komisioni parlamentar i medias vazhdoi edhe sot dëgjesat për projekt-amendamentet në dy ligje, që ndikojnë mbi mediat të mbiquajtura nga qeveria si paketa anti-shpifje.
Sot mbledhja ka nisur me debate të forta mes pedagogut Mark Marku dhe ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.
Marku ka fyer rëndë Kumbaron dhe kjo e fundit ka braktisur mbledhjen.
“Mos bëni ligje kot se ne do vazhdojmë rezistencën tonë. E keni bërë Kuvendin si fugon, po fola unë ikni. Po dëgjuat mirë, po nuk dëgjuat ikni”, – tha Marku.
Diskutime rreth kësaj post