Këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito janë komentuar gjatë në media për një lidhje dashurie mes tyre.Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo asnjëherë nuk i konfirmuan lajmet e lidhjes.
Në intervista të ndryshme, ata preferuan të mos flisnin për njëri-tjetrin ose vazhdonin të quheshin thjesht shokë.
Mbrëmjen e sotme, Butrinti ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku i është përgjigjur me video pyetjeve të tyre.
Sigurisht, nuk munguan pyetjet lidhur me Kiarën.
“Thuaje sonte çfarë ke me Kiara Titon ose hesht përgjithmonë”– i shkruan një ndjekës, të cilit Butrinti ka vendosur t’i përgjigjet:
“Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana” – ka treguar këngëtari.
Diskutime rreth kësaj post