Kryeministri Rama ka qenë gjatë ditës së sotme në Fushë-Mamurras ku ka parë nga afër kushtet në të cilat ndodhen banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa nuk kanë munguar batutat.
Teksa afrohet pranë çadrës së njërit prej banorëve, kryefamiljari i shpjegon Ramës se e kishte ndarë çadrën përgjysmë pasi në një anë qëndronte djali me të fejuarën dhe në anën tjetër ai me bashkëshorten. I pranishëm në atë moment aty ishte dhe djali i fejuar, të cilin Rama nuk la pa e thumbuar.
“S’rri dot pa lujt notën ti ee”, i thotë Rama të riut, ndërsa menjëherë ai i kthen përgjigje, duke i thënë kryeministrit se nuk kishte faj ai sepse sapo ishte fejuar kishte rënë tërmeti.
Pjesë nga biseda: video:
Rama: Keni vonë mur për t’nda njoni-tjetrin
Kryefamiljari: Epo lujn notën këto dy
Rama: Aa lujn notën këto ee. Po ti s’ke nevojë të luash në çadër, dil në fushë
I riu: Prej hallit
Rama: Jo mo s’ka hall fare, dil luj në fushë
I riu: Hajt ça me bo
Rama: Jo ça me bo jo, zgjidhe se s’mund të rri nona me babën në një cep se do ti të luash natën
I riu: Po unë ça të bëj, sa u fejova unë ra tërmeti
Rama: Ashtu ee, s’rri dot pa lujt notën ti ee
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post