Dy javë më parë, më 26 nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet 7 ballësh, i cili shkaktoi plot 51 viktima dhe mijëra të plagosur.
Me të marrë lajmin për tragjedinë natyrore të ndodhur në Shqipëri, vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm treguan gatishmërinë e tyre për të treguar solidaritet me vendin tonë.
Nuk kishte si të mungonte as Turqia, e cila përveç ekipeve të shpëtimit që solli për të nxjerrë të mbeturit nën rrënojat, hapi ‘thesin’ edhe me një tjetër premtim.
Vetë presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tajip Erdogan premtoi se do të ndërtonte 500 shtëpi për personat që kishin mbetur pa çati mbi kokë për shkak të lëkundjeve të tokës.
500! 500 shtëpi do ndërtohen nga Turqia!
Diskutime rreth kësaj post