Deputeti Ralf Gjoni ka thënë se gjatë vitit 2020 do të lindë një lëvizje të re politike, mes disa deputetëve të opozitës dhe disa aktorëve jashtë parlamentit që do të bëhen bashkë.
Gjoni nga emisioni “Arena”: Shumë shpejt, besoj gjatë vitit të ardhshëm këtu do të ngrihet nevoja për ngritjen e një lëvizje të re politike, e cila duhet të marrin stafetën dhe të mbledhë të gjithë ata njerëz të mirë, të guximshëm, që e duan vendin e tyre. Disa prej nesh, në atë parlament jemi duke menduar se çfarë roli do të duhet që ne të luajmë gjatë vitit të ardhshëm, në funksion të një levizje të re politike që të mobilizojë të gjitha forcat për të arritur ndryshimin e nevojshëm. Ne brenda parlamentit nuk e bëjmë dot të vetëm pa ndihmë nga jashtë.
Diskutime rreth kësaj post