Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, tha për emisionin “Arena”, se pas tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Rama po bën shoë dhe asgjë konkrete në ndihmë të qytetarëve.
Adriatik Alimadhi: Pjesa e parë e tërmetit kaloi me pompozitet të zotit Rama, pjesa e dytë është se mediat kanë filluar të japin ato situatat e vështira. PS dhe Rama në këtë rast futën direkt dy projektligje për median. Unë kam qenë disa herë në Durrës dhe 2-3 herë në Thumanë. Kam një pasuri timen në Durrës dhe është dëmtuar terësisht. Te hoteli Palma ku Klajdi shpëtoi kam qenë shumë afër. Dhashë dhe nja 2-3 ide sesi duhet të vepronin. Ishte për të ardhur keq që pajisjet në kërkim orientimi, drejtimi, menaxhimi i situatave të tilla është pa eksperiencë. Kishim trupa të policisë, zjarrfikëses, por pa orientim.
Edhe nëse mund të ndodhte diçka, 5-6 punonjës të policisë futeshin për të larguar materiale mund të ndodhte një katastrofë tjetër, mund të humbisnin jetë të tjera. Më shumë shoë mediatik i Ramës sesa interesim direkt. Ata janë për tu falenderuar dhe mbështetur. Kam qenë dy herë dhe te objekti im në Durrës, mora një ekspert privat për ta parë, jetohej atje apo jo. Ka një gjendje rrëmuje sesa interesim direkt. Të gjitha institucinet drejtohen nga mazhoranca. Rama i ka bërë thirrje opozitës dhe PD, asnjë interesim për opozitën në parlament.
Diskutime rreth kësaj post