Komandanti i FSK, Gjeneral Rrahman Rama në studion e Abc News ka rrëfyer disa detaje nga operacioni pas tërmetit tragjik në Shqipëri. Gjatë bisedës gazetarja solli në vëmendje komunikimin me këshilltarin e FSK lidhur me ardhjen komandantit në studio.
Siç u shpreh gazetarja, këshilltari i kishte shprehur sigurinë për ardhjen e komandantit, dhe sipas tij një gjë e tillë mund të anulohej vetëm nëse sulmoheshin nga Serbia.
Lidhur me këtë, Gjeneral Rama u shpreh i qetë se në Kosovë është KFOR.
Biseda:
Gazetarja: Këshilltari më tha diçka që më ngeli në mendje, tha do vimë patjetër “veç po na ra Serbia nuk vimë”.
Komandanti: Në situatën aktuale ku jemi ne kemi KFOR-in atje, kemi NATO-n mund të them se gjitha që kemi bërë e kemi bazuar në standardet e NATO-s, se synimi ynë është të jemi pjesë e NATOS-s. Reagimet dihen, KFOR atje janë miqtë tanë dhe ne do të veprojmë komform përgjegjësive.
Diskutime rreth kësaj post