Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e sheh me shqetësim ndalimin e hyrjes në SHBA të tre zyrtarëve shqiptar për shkak të korrupsionit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Bushati tha se është shumë e rëndësishmë të punohet me angjencitë ligjzbatuese amerikane për të identifikuar raste konkrete dhe për të marrë masa konkrete.
Ai u shpreh se ndalimi i tre zyrtarëve, ose i 14 personave në total bashkë me familjarët e tyre, nga rreth 100 persona nga e gjithë bota, nuk është një lajm i mirë.
Fakti që kjo listë është shpallur nga partneri strategjik kryesor i Shqipërisë, SHBA, përbën një shqetësim dhe në këtë kontekst është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë më të strukturuar.
“Fakti që janë tre persona ose 14 në total bashkë më familjarët e tyre, nga një listë me rreth 100 persona nga e gjithë bota, dhe faki që kjo listë është shpallur nga partneri strategjik kryesor i Shqipërisë siç është SHBA, përbën një shqetësim dhe nuk është një lajm i mirë. Në këtë kontekst është e rëndësishme që ne të punojmë në mënyrë më të strukturuar me agjencitë ligjzbatuese të SHBA për të identifikuar rastet konkrete dhe për të marrë masat konkrete”– është shprehur Bushati.
Diskutime rreth kësaj post