Deputeti Koci Tahiri është larguar nga grupi parlamentar i partive të djathta pasi sipas tij, disa prej anëtarëve janë zhgënjyer me Adriatik Alimadhin, si kryetar i grupit.
Mirëpo, largimi i deputetit Tahiri nuk i ka pëlqyer Adriatik Alimadhit, i cili e ka ofenduar publikisht në llogarinë e tij deputetin “dezertor” duke e quajtur të poshtër e të pafytyrë.
Kreu i Ballit Kombëtar ka postuar dje një foto me deputetët Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni e Selami Jenishehri, ndërsa shkruan se mungon ai që prishi grupin parlamentar të partive të djathta burri më i poshtër, siç e quan ai deputetin Koci Tahiri.
Ndërkohë, menjëherë një koment në foto e ka lënë vetë deputeti Tahiri i cili i thotë Alimadhit se nuk ka justifikuar besimin që i është dhënë si kreu i grupit, ndërsa thekson se Alimadhi nuk mund të qëndrojë në krye të grupit me zor. Por, nuk e ka lënë me kaq dhe kreu i Ballit Kombëtar, i cili ka sharë sërish Koci Tahirin teksa i ka kthyer përgjigje nën komentin e bërë nga deputeti “dezertor”.
“E çfarë besimi do ti more i pafytyrë kur grupi u krijua nga ju vet më datë 5 korrik, dhe po në muajin korrik ju filluat procedurat për prishjen e tij”, shkruan ndër të tjera Adriatik Alimadhi.
Më poshtë fotot e sharjeve dhe ofendimeve mes deputetëve.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post