Kryeministri Rama vizitoi familjen Preçi që humbi djalin, Kristjanin nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë vizitës në familje, Rama pyeti djalin tjetër që ndodhej në dhomë se çfarë notash kishte.
Kur ai i tha se ishte me shtata, kryeministri filloi t’i kërkonte llogari.
“Çfarë është kjo me shtata more, prindërit nuk të kanë kërkuar asgjë. S’të kanë dhënë kazmën, thjesht duan të dalësh mirë me mësimë”, tha Rama duke u marrë gjithashtu edhe me veshjen e të riut.
Më tej kryeministri, në dalje i tha vëllait të tij se duhej t’i bëntë krenarë prindërit me rezultatet në mësime.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post