Kryetari i opozitës, Lulzim Basha pas takimit me Ministrin e Jashtëm italian, rikonfirmoi refuzimin për një tryezë të përbashkët me kryeministrin Rama për situatën e krijuar nga tërmeti.
Basha tha për gazetarët ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike.
“Përgjigjen e keni marrë nja 10 herë. Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që ju kam thënë. Nuk do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po shton dhimbjen dhe vuajtjen e qytetarëve. Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës.” – tha Basha.
Për Bashën, me apo pa tryeza, është detyrë e qeverisë të ndihmojë njerëzit në nevojë.
Diskutime rreth kësaj post