Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Laçit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga afër situatën. Kreu i qeverisë zgjodhi të futet në një prej lokaleve që është dëmtuar nga tërmeti. Mirëpo sapo është futur në lokal, Rama vuri re tymin dhe i akuzoi të pranishmit për shkelje ligji.
Pjesë nga biseda
Rama: Nuk pihet cigare mrena ça bëni kshu?
Gruaja: Kanë hyrë pa leje kryeministër, kanë hyrë pa leje. Janë hapur dyert se tërmeti…mirëseerdhët njëherë në lokalin tonë.
Rama: O zotëri nuk pihet duhan këtu, hiqe atë se është shkelje ligji. (u drejtohet disa djemve në derë) a ka mundësi të dilni pak jashtë se e bëtë këtu, dilni nuk pihet cigare këtu!
Gruaja: Jojo, cigarja nuk lejohet.
Diskutime rreth kësaj post