Qinndra banesa janë shkatërruar në Durrës, pas tërmetit që goditi këtë zonë, e që si pasojë vdiqën mbi 51 persona dhe u lënduan mbi 700. Mijëra qytetarë janë të pastrehë dhe nuk kanë ku të shkojnë, pasi banesat apo shtëpitë e tyre u shkatërruan.
Një video që vjen nga Durrësi po qarkullon në rrjet ndërsa një qytetar ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij në një pallat në prag rrënimi në Durrës.
“Ka kushtuar 65 mijë euro, po e ulim një 10 mijë euro. Asgjë nuk ka pallati, kanë lëvizur pak tullat“, thotë i zoti i shtëpisë ndërsa personi që filmon fokuson gjatë gjithë kohës pallatin pothuajse të shkatërruar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post