Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zbuluar se ku ka qenë në momentin kur vendi ynë u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Kam qenë në shtëpi kur ka ndodhur tërmeti. Fillimisht kam menduar që nuk ishte tërmeti i këtyre pasojave. Nuk kam pasur një informacion për situatën, që ishte gjendje lufte. Nuk do të ishte serioze t’ju thosha se nga i kam marrë informacionet e para.
Sapo kam marrë informacionin kemi kërkuar dhe njoftuar përmes punonjësve të Gardës, Policinë e Durrësit për të marrë ndihmën. Pastaj kam kuptuar që kemi të bëjmë me një situatë serioze. Kur shkova në Thumanë kam kuptuar se do të kishim jo pak viktima”, ka thënë ndër të tjera Meta në një intervistë.
Diskutime rreth kësaj post