Shumë pallate në Durrës janë rrënuar dhe shembur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 që lëkundi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit. Mirëpo, banorët e Lagjes 18 në Durrës shprehen të revoltuar se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe e vetmja gjë që duan është certifikimi nga shteti për t’u rikthyer të qetë në banesat e tyre.
Një banore tha se ka fjetur në makinë për 5 dite, mirëpo ndjehet e pasigurt. Më tutje, ajo ka thënë se te pallati 2000 Lagja 18, 30 metra nga pallati 6 katesh që u rrënua, ka probleme dhe asnjë nuk ka ardhur ta certifikojë.
Gruaja u shpreh se:
“Si nuk erdhi një njeri. Janë dy javë. Nuk më ka ardhur absolutisht asnjë njeri të më shohë se çfarë problemesh kam unë në banesë. Fjeta 5 ditë në makinë, sot unë kam hyrë në shtëpi, por jam e pasigurt aty ku fle, sepse nuk e di, unë dua një njeri të shtetit të ma certifikoje që unë të hyj dhe të fle rehat aty. Tek pallati 2000 Lagja 18, 30 metra nga pallati 6 katësh që u rrënua, ka probleme sa të duash, asnjë nuk ka ardhur ta certifikoje.”
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post