Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se akoma qeveria nuk ka një plan rindërtimi për godinat publike ku vetë shteti është pronar. Sipas tij “nëse shteti nuk rindërton pronën e vet si do rindërtojë pronat e njerëzve”.
Ylli Manjani shkruan:
“Akoma nuk ka një plan rindërtimi për godinat publike shkolla, spitale, mjedise të domosdoshme publike ku shteti është pronar.
Ndërkohë njerëzit presin që ky shtet t’u bëjë shtëpi…
Pra shteti që nuk rindërton pronën e vet do rindërtojë pronat e njerëzve.
Muhabet kot!
Në Dibër thonë: kali që smban as tagjinë e vet nuk është më kalë, s’i duhet më askujt.”
Diskutime rreth kësaj post