Pas tërmetit të 26 Nëntorit, këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima u tërhoq nga festivali i Këngës Magjike duke u shprehur se nuk ishte në gjendje të këndonte nga dhimbja e madhe.
“Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume”, u shpreh Besa.
Emisioni “Thumb On” e kanë hedhur poshtë arsyen e këngëtares, duke dhënë si arsye të vërtetë kopjimin e këngës. Ato kanë thënë se kënga ‘Histori’ është e kopjuar dhe nuk ka munguar një reagim nga Besa. Së fundmi këngëtarja ka bërë të ditur se ka hedhur në gjyq ‘Thumb.On’ me akuzën e shpifjes.
“Nuk kam dëshirë por më duhet t’iu padis për trillimet tuaja në adresën time Thumbon! Herë tjetër matuni pak më mirë para se të përdorni hijena mediatike për sulme personale e të porositura. Suksese në jetë”, ka shkruar Besa në një postim të bërë në Instastory.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post