Analisti Enton Abilekaj u përplas me ministren Elisa Spiropali për përcaktimin paraprak për zhvillimin e projekteve. Ai tha se qeveria nuk ka nevojë të bëjë tendera megjithëse e detyron ligji të bëjë tendera.
Pjesë nga debati:
“Po ju nga i dini këto?” – e pyeti Spiropali.
“Po na e tha kryeministri. Ju çfarë thatë ju. A thatë se janë lagje model” – vijoi Abilekaj.
“Nga e keni nxjerrë koston e këtyre lagjeve, sepse ende nuk janë bërë projektet, ende nuk ka kaluar ligji i posaçëm. Ligji i posaçëm i rindërtimit nuk ka kaluar akoma, nga e dini si do jenë procedurat e përzgjedhjes së arkitetëve” – iu kundërpërgjigj Spiropali.
“Ore ju mund të bëni edhe qytetin Stalin nga e para se drejt asaj rruge jeni të bëni qytetin Stalin por qyteti Stalin ju boshatis tani” – vazhdoi debatin Abilekaj.
“Po ç’qytet Stalin, të lutem me këto parulla dhe slogane” – iu kundërpërgjigj Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post