Data zyrtare e publikimit të filmit. “I love Tropoja” është vendosur që do të jetë 29 janari i 2020-së. Premiera e filmit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ku do të jepet për dy javë rresht.
Ditën e djeshme u publikua edhe traileri me sekuenca nga ky film që do jetë super komik, me skena aksion e skena të nxehta.
“I love Tropoja” vjen me një kast aktorësh të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, por edhe me aktorë të rinj e të talentuar siç është Enca. Nga traileri mësuam se Enca në film do e ketë emrin Adela dhe ka shkuar në Tropojë sepse i ka humbur i dashuri.
“Unë kam ardhur sepse nuk gjej dot të dashurin”, dëgjohet t’i thotë Enca policit, rolin e të cilit e luan Behar Mera.
Filmi “I love Tropoja” vjen me regji të Ermal Mamaqit dhe skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait. Nëse nuk e keni parë ende trailerin, ndiqeni në videon e mëposhtme.
Diskutime rreth kësaj post