Teksa është duke vizituar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që janë strehuar në banesat sociale në Shkozë, kryeministri Rama ka bërë me dije se i vetmi i mbijetuar nga famlija Lala në tragjedinë e 26 nëntorit, Ramë Lala, është përmendur nga koma.
Rama ka thënë se ditën e sotme 17 vjeçari është përmendur në spitalin ku ndodhet në Itali për mjekim, pasi kishte probleme me shtyllën kurrizore.
Ramë Lala është i vetmi i mbijetuar i familjes Lala pasi 9 pjesëtarë të kësaj familje humbën jetën nën rrënoja për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
‘Ne do t’i rregullojmë të gjithë familjet e viktimave brenda kësaj jave, dhe po merremi me të gjitha. Sot ishte përmend edhe ai shkreti në Itali. Ai ska më njeri e kupton apo jo.
Është përmend ai edhe nuk dijnë ca t’i thojnë- ai ka problemin me shtyllës kurrizore, ai i ka humbur të gjithë familjarët’, tha Rama teksa po takohej me banorët të cilët kishin humbur familjarë të tyre nga tërmeti.
Diskutime rreth kësaj post