Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një mëngjes pune në Bruksel me ministrin shqiptar Gent Cakaj dhe atë të Maqedonisë së Veriu, Nikolla Dimitrov.
Dendias ka paralajmëruar se do të nisin diskutimet për çështjen e detit me Shqipërinë sapo të kalojë situata e tërmetit.
“Takimi, një iniciativë për të nxitur perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, është shprehur ministri greke.
Diskutime rreth kësaj post