Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një shkrim ku në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.
Ai gjithashtu ironizon edhe qeverinë duke u shprehur se ka ardhur koha që të dëgjohen shkencëtarët.
“Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët!”, shkruan Meta teksa publikon dhe artikullin.
Diskutime rreth kësaj post