Finlanda ka një kryeministre të re tani. Ajo quhet Sanna Marin dhe aktualisht është kryeministrja më e re në botë, pasi është vetëm 34 vjeçe. Ajo është zgjedhur për të udhëhequr qeverinë, pas dorëheqjes së Antti Rinne. Sipas mediave të huaja drejtimin e vendit ajo do ta marrë në ditët në vijim.
Në një intervistë për gazetarët ajo ka thënë:
Kemi shumë punë përpara për të rindërtuar besimin.”
Ajo është e diplomuar në master në Shkencat Administrative në Universitetin Tampere. Kur ishte 27 vjeç u bë kryetare e këshillit të qytetit të vendlindjes së saj Tampere.
Reagimet kanë qenë pozitive për faktin se Sanna Marin do të jetë kryeministrja e Finlandës. Pritet që ajo të ndryshojë shumë gjëra në këtë vend.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post