Këngtarët Era Rusi dhe Ylli Baka kanë publikuar këngën e re dedikuar tërmetit të 26 nëntorit duke u solidarizuar me dhimbjen dhe me familjet e prekura nga tërmeti tragjik në Durrës, që u mori jetën 51 njerëzve.
E ftuar dy ditë më parë në “Rudina”, Era Rusi tha se kjo këngë lindi menjëherë pas tragjedisë dhe u mendua të shoqërohet edhe me një tur në disa qytete të Shqipërisë. Pas publikimit, Era dhe Ylli do të nisin turin në disa qytete të Shqipërisë dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.
Era rrëfeu se kënga është e përgatitur në kohë rekord, dedikuar një momenti të vështirë që po kalon Shqipëria.
“Ishte një frymëzim i momentit… Menduam pse të mos e shfrytëzojmë për mirë. Ideja ime ishte për një tur, me disa koncerte, të cilat do t’i kthejmë në koncerte bamirësie. Pra, nuk do të ketë bileta, po njerëzit do të kontribuojnë sipas mundësisë së tyre. Në fund, do të krijojmë kontaktet për t’i dorëzuar këto para sipas qyteteve” – tha Era e ftuar te Rudina.
Diskutime rreth kësaj post