Kryeministri Rama fluturoi drejt Stambollit, aty ku u takua me presidentin Erdogan, prej të cilit shpreson të thithë fonde të fuqishme ndihmë për pasojat e tërmetit.
Erdogan ka premtuar organizimin e një konference donatorësh me vendet islame, ndërkohë që pret të nisë punën për ndërtimin e një lagjeje të re në Laç, me 500 banesa ku do të strehohen familjet e mbetura pa strehë.
Rama përcolli pamjet e takimit me atë që e konsideron si “mik të afërt të tij”, raportin me të cilin e ka mbrojtur pavarësisht shumë presioneve edhe ndërkombëtare. Së fundi madje, ai mbrojti politikat e presidentit turk, e i bëri thirrje Perëndimit për një qasje miqësore ndaj Turqisë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post