Mbrëmjen e sotme reperi Mozzik ka qenë i ftuat në emisionin “Prive”. Reperi ka folur për herë të parë për një media shqiptare për marrëdhënien me Loredanën dhe i sqaroi të gjitha. Mozzik pranoi se është ndarë nga Loredana dhe martesa e tyre po shkon drejt divorcit. Megjithatë, ai shtoi se ata ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe bashkë flasin të paktën një herë në ditë.
Ata i bashkon vajza e tyre Hanna dhe gjithmonë do të kenë një arsye për të komunikuar.
I pyetur nëse “Dhelpër dinake”, është dedikim për Loredanën, Mozzik dha përgjigjen më të bukur.
Ai tregoi se nuk mund të quajë nënën e vajzës së tij, dhelpër dinake.
“Kjo këngë nuk është dedikim për të. Unë nuk mund të quaj dhelpër dinake nënën e vajzës sime. Vajza ime është gjatë gjithë kohës me të”, shprehet Mozzik dhe më pas tregoi se ka në dorë një këngë me tekst dashurie.
Diskutime rreth kësaj post