Ekipet e inxhinierëve shqiptarë dhe të huaj po vijojnë inspektimet në çdo banesë dhe pallat në zonat e prekura nga tërmeti, për të parë shkallën e dëmtimit të tyre dhe për të përcaktuar tek cila kategori dëmtimi hyjnë.
Në Kavajë u inspektuan sot nga ekipi i inxhinierëve rumunë godinat e prekura nga tërmeti. Gjatë këtij inspektimi ishte e pranishme dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali së bashku me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ambasadorin e Rumanisë, Mircea Perpelea.
“Sot në Kavajë me Taulantin, Arbenin dhe Redin për të inspektuar bashkë me ambasadorin e Rumanisë Mircea Perpelea dhe ekipin e inxhinierëve rumunë, godinat e prekura nga tërmeti”, u shpreh Spiropali.
Spiropali gjithashtu u shpreh se jemi pranë qytetarëve për të siguruar që çdo objekt do inspektohet, pra ecim përpara, por pa lënë askënd pas.
“Pranë qytetarëve për të siguruar që çdo objekt do inspektohet dhe çdo hall do adresohet”, tha Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post