Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë të dhënë për ‘Kjo Javë’ në ‘News 24’, tha ndër të tjera se ‘Rama pasi përdori viktimat për propagandë, kërkoi të ndajë hallin me opozitën.
“Dakort, kjo është derivata e asaj çka unë ju pyeta pak më parë, por në fakt nuk morëm përgjigje pasi biseda na mori tjetër rrjedhë. Tek ajo që unë e quajta si refuzim por ju më kundërshtuat për tu ulur në tryezë me mazhorancën. Sepse zoti Rama kërkonte të ndante hallin me ne mbasi përdori viktimat për fasadë dhe për propagandë për veten e tij, mbasi përdori dhe fëmijët jetim për propagandë, për imazhin e tij. Tashmë kërkon që ndarjen e problematikës të mos funksionimin e të gjithë gjërave të tjera kërkon ta ndajë me opozitën.
Por unë mendoj që historia e tërmetit të 26 nëntorit duhet të ketë përgjegjës, sepse nuk është fatkeqësia natyrore ajo që i goditi është papër gjegjshmëria shtetërore dhe mos funksionimi i shtetit shqiptar që kemi viktima dhe për këtë duhet të kemi përgjegjës, dhe duhet të ketë një njeri që është përgjegjës i kësaj gjëje.
Për mua zoti Rama, a do t’ia lerë të tjerëve, a do t’ia lerë emergjencave, a do t’ia lerë Ministrisë së Mbrojtjes, a do t’ia lejë Ministrisë së Brendshme, a do t’ia lejë Bashkisë së Krujës apo Bashkisë së Durrësit kjo është çështje e zotit Rama. Por për këtë ka përgjegjës, ka përgjegjës sepse kjo nuk ishte e rastësishme. Tërmetet ndodhin siç kanë ndodhur dhe përmbytjet, kanë ndodhur dhe përmbytje në Shkodër” ka përfunduar Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post