Mbrëmë vonë, Edi Rama, vazhdoi `të punojë` me kamerën e ERTV me vete, duke dhënë shfaqje me njerëz të dëshpëruar pas tërmetit të madh.
Një nga episodet që po bën xhiron e rrjetit dhe ka tronditur dhe revoltuar mijëra qytetarë është ai, kur rrëmben një fëmijë të vogël në qendrën sociale në Tiranë dhe pasi e ngre lart në ajër me dorë si të ishte top basketbolli, e rrotullon pa pushim. Ndërkohë që fëmija i traumatizuar pret që mbarojë ‘tërmeti’ tjetër në duart e kryeministrit, Rama, qesh dhe argëtohet me të madhe.
Dhe gjitha kjo skenë e panevojshme në këto ditë traume kolektive, vetëm e vetëm për të treguar se situata është normale.
Ka tërmet, por ka edhe Edi Ramë!
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post