Labinot Tahiri-Labi, është solidarizuar me situatën e vështirë në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrues.Këngëtari ka mbledhur 10 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i ka premtuar edhe 2 mijë euro për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit që humbi dy anëtarët e familjes në këtë fatkeqësi.
Postimi i plotë:
“NJOFTIM I MIRË!!
10.000 Mijë Euro i mblodha për Shqipërinë!
Radha e tretë qysh nga rasti vërshimeve në Shkodër, ku së bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!
Po ashtu 2000 € premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesër do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; “Një kafe me Labin!
Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!
Zoti ju bekoftë.
Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë që quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe fëmijët që na presin që t’i shërojmë…!
Zoti e baft mirë.
Labi-FKSH”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post